Një person ka humbur jetën soi shkak i vetaksidentit me motoçikletë në magjistralen Gjakovë-Prizren. Ngjarja ka ndodhur përgjatë së dielës.
Lajmin e ka bërë të ditur komandanti rajonal i Trafikut Rrugor i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Albin Sahatqija.
“Një motoçiklist i moshës 33-32 vjeçare, i cili ka qenë pa helmetë e ka humb kontrollin. Ai ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Gjakovës pasi ka kaluar rrethrrotullimin është rrëzuar nga motori dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve”, ka njoftuar ai.
Sipas tij, trupi i viktimës është dërguar në obduksion.