Mirëdita të gjithëve: Kurti publikon video 30 sekondëshe nga vetura, por e fshin menjëherë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mirëdita të gjithëve: Kurti publikon video 30 sekondëshe nga vetura, por e fshin menjëherë

    Insajderi
    19 May 2023 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një video të shkurtër nga vetura, rrugës për në Gjakovë.

    Mirëpo, e ka hequr menjëherë, pasiqë siç mund të supozojmë, Kurti nuk e ka përfunduar gjithë mesazhin e tij në videon 30 sekondëshe.

    Ne s’kemi arritur menjëherë ta marrim videon, por e kemi një ‘skrinshot’ nga videoja dhe përmbajtjen e saj ku thuhet kështu:

    “Mirëdita të gjithëve, nga konferenca ‘Diaspora flet’ e cila nisi dje e vazhdon edhe nesër, organizuar nga GERMIN me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës, tash jam në rrugën për në Gjakovë e mandej edhe në Krushë të Madhe. Unë prezantova politikat e qeverisë për mërgatën tonë, nga votimi në ambasada e konsulata, te mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e bashkatdhetarëve e deri te rëndësia e…”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark