×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    LDK në Gjilan shpallet zgjedhjet e brendshme

    Insajderi
    27 May 2023 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se dega e kësaj partie atje ka shpallur zgjedhjet e brendshme në qershor.

    Haziri ftoi të gjithë veprimtarët e aktivistët e kësaj partie në Gjilan që të marrin pjesë në këtë proces.

    “Pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm, respektivisht vendimit të kryetarit Abdixhiku për të organizuar zgjedhjet e brendshme të të gjitha strukturave, Dega e LDK-së ka shpallur zgjedhjet gjatë qershorit për komunën e Gjilanit”.

    “Ftoj të gjithë anëtarët e regjistruar, pa dallim, dhe ata që ende nuk janë regjistruar, që të marrin pjesë në këtë proces, përfshirë veprimtarë, aktivistë dhe grup mosha të reja që përfaqësojnë komunitet e interesa të caktuara për zhvillimin e qytetit tone, në kuadër të politikave të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Gjilan, transmeton Klankosova.tv.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark