Insajderi
Insajderi

Petkoviq akuzon KFOR-in, thotë se protesta ishte paqësore

Insajderi
30 May 2023 - 09:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Petkoviq akuzon KFOR-in, thotë se protesta ishte paqësore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori ashtuquajtruës i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, ka akuzuar KFOR-in për situatën në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se mandati i KFOR-it ishte “të mbronte popullin serb” dhe se sipas tij, ata “po mbronin kryetarët e rrejshëm” dhe Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës.

Ai duket se nuk e ka parë dhunën ku mbetën të lënduar gati 30 ushtarë të KFOR-it, duke thënë se protesta ishte paqësore.

“Ne këmbëngulim që Prishtina, përkatësisht KFOR-i, t’i lirojë dy serbët e mbetur që protestuan paqësisht para ndërtesës së komunës në Zveçan. Ata u dërguan në Mitrovicën jugore dhe u akuzuan për huliganizëm” – ka thënë Petkoviq për RTS.

Petkoviq ka thënë se serbët “nuk mund të pajtohen me okupimin e veriut të Kosovës” dhe se “shteti i Serbisë është me ta”, dhe se Serbia nuk dëshiron konflikte.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark