×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Petkoviq akuzon KFOR-in, thotë se protesta ishte paqësore

    Insajderi
    30 May 2023 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori ashtuquajtruës i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, ka akuzuar KFOR-in për situatën në veri të Kosovës.

    Ai ka thënë se mandati i KFOR-it ishte “të mbronte popullin serb” dhe se sipas tij, ata “po mbronin kryetarët e rrejshëm” dhe Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës.

    Ai duket se nuk e ka parë dhunën ku mbetën të lënduar gati 30 ushtarë të KFOR-it, duke thënë se protesta ishte paqësore.

    Ne këmbëngulim që Prishtina, përkatësisht KFOR-i, t’i lirojë dy serbët e mbetur që protestuan paqësisht para ndërtesës së komunës në Zveçan. Ata u dërguan në Mitrovicën jugore dhe u akuzuan për huliganizëm” – ka thënë Petkoviq për RTS.

    Petkoviq ka thënë se serbët “nuk mund të pajtohen me okupimin e veriut të Kosovës” dhe se “shteti i Serbisë është me ta”, dhe se Serbia nuk dëshiron konflikte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark