×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kryeministri irakian e ka shpallur të shkatërruar “shtetin terrorist” të IS-it

    Insajderi
    10 July 2017 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, sot formalisht ka shpallur fitore kundër grupit ekstremsit, Shteti Islamik (IS), gjatë fjalimit në televizionin shtetëror, duke e shënuar kështu disfatën më të madhe të IS-it, prej shpalljes së kalifatit para tri vitesh.

    “Shpalli prej këtu përfundimin dhe dështimin dhe shkatërrimin e shtetit terrorist, të cilin Daesh e ka shpallur nga Mosuli”, tha al-Abadi duke e përdorë termin arab për Shtetin Islamik.

    Disa orë më parë, gazetarët kishin parë luftime të ashpra që ende vazhdonin në qytet. Nuk është menjëherë e qartë nëse përleshjet kanë përfunduar.

    Kryeministri al-Abadi dje e ka vizituar Mosulin për t’i uruar ushtarët, megjithqë luftimet zhvilloheshin në afërsi.

    Në vitin 2014, Mosuli ishte okupuar nga IS-i, derisa luftëtarët e këtij grupi ekstremist kishin marrë territore të gjëra në pjesën veriperëndimore të Irakut dhe e shpallën kalifatin në territorin nën kontrollin e tyre për Irak dhe Siri.

    Forcat irakiane, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, në tetor të vitit të kaluar e lansuan një operacion madhor për rimarrjen e Mosulit, që është qyteti i dytë për nga madhësia në Irak, pas kryeqytetit Bagdad.

    Kombet e Bashkuara thonë se 920 mijë civilë janë larguar nga shtëpitë e tyre prej se ka filluar fushata ushtarake në tetor.

    Afro 700 mijë njerëz ende janë të zhvendosur. /REL

    “EL Chapo” kosovar që arriti të përfitojë mbi 1 milion euro nga tenderët publikë (I)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark