Futbollisti i njohur shqiptar, Eroz Grezda dhe bashkëshortja e tij Ajsle Abazi janë bërë prindër për herë të parë.
Këtë e ka bërë të ditur vet futbollisti në një postim në llogarinë e tij të Instagramit duke publikuar një imazh të porsalindurit.
Tutje në postim, Grezda zbuloi se fëmija i çifti u pagëzua me emrin Kian.
“Mirë se erdhe vogëlushi ynë Kian. Të duam shumë”, ka shkruar futbollisti nga Gjakova sipër postimit.