Basketbollisti i Memphis Grizzlies, Ja Morant, një nga më të talentuarit në lojën e koshit amerikan, është në telashe të vërteta.
Pasioni i tij për armët e zjarrit po e shkatërron karrierën e Morant i cili është dënuar me 25 ndeshje pezullim, më shumë se sa çereki i sfidave të sezonit të ardhshëm, çka do të thotë se ai do të humbasë rreth 10 milionë dollarë nga kontrata që ka me Memphis.
Morant u fotografua teksa po festonte me një armë zjarri në një klub të Denverit dhe këtë foto e publikoi një shok i tij në rrjetet sociale.
Vendimi është marrë pas një hetimi të detajuar nga Liga edhe pse Grizzlies e ka pezulluar tashmë për një afat të pacaktuar lojtarin problematik.