Dyvjeçari e vret me pistoletë nënën shtatzënë në SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dyvjeçari e vret me pistoletë nënën shtatzënë në SHBA

    Insajderi
    22 June 2023 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një dyvjeçar në SHBA i ka marrë jetën nënës së tij me një armë zjarri që gjeti në dhomën e gjumit të prindërve të tij.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Norwalk, Ohio ndërsa 31-vjeçarka Laura Ilg ishte shtatzënë në muajin e tetë. 

    Vogëlushi e qëlloi të ëmën teksa ajo ishte kthyer me shpinë dhe po vendoste rroba për t’u larë në makinën larëse.

    Nëna e dyvjeçarit mundi që të merrte ambulancën në telefon duke u shpjeguar se çfarë kishte ndodhur, por humbi jetën në spital. Të dhomën e prindërve të dyvjeçarit policia gjeti gjithashtu edhe një pistoletë tjetër në një tryezë.  

    Bashkëshorti i 32-vjeçares, i cilli nuk ishte prezent kur ndodhi ngjarja, u shpreh se armët ishin të tijat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark