Grabitja në pikën e këmbimit, dy punonjëset në verifikim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitja në pikën e këmbimit, dy punonjëset në verifikim

    Insajderi
    25 June 2023 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dera e hapur në pikën e këmbimit valuator në Unazës së Re ka ngritur dyshimet mbi dy punonjëse e saj, të cilat po verifikohen nga policia. Burime bëjnë me dije se ka dyshime që autori i grabitjes ka pasur dijeni për shumën e parave dhe për faktin që dera ka qënë e hapur.

    Hetuesit kanë dyshime se ndonjëra prej tyre mund të këtë  bashkëpunuar me autorin, pasi dera e hapur në njësi të tilla biznesi është e ndaluar.  

    Grupi hetimor ka gjetur një sërë provash në vendin e ngjarjes pasi siç shikohet edhe në video ai ka qenë pa doreza duke lënë edhe gjurmë gishtash. Blutë e Tiranës janë drejt zbardhjes së ngjarjes pasi me anë të kamerave të sigurisë  kanë mundur të mësojnë lëvizjet e autorit të grabitjes.

    Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, grabitja ndodhi brenda 90 sekondave. Autori dyshohet të jetë i  moshës rreth 35 vjeç. Ai kërcënoi dy punonjëset e biznesit me armën e zjarrit që e mbante në një çantë krahu.

    Ai u kërkoi të tregonin vendin ku mbaheshin paratë. Njërën prej punonjesve ai e shtyu dhe e frikësuar ajo i tregoi vendin, duke i hapur edhe sirtarin. Autori më pas nisi të marri paratë dhe i fshehu në trup. Gjatë kohës së grabitjes një klient hyri në biznes, por u largua menjëherë sapo pa skenën.

    Sipas burimeve, shuma e parave nuk është përcaktuar ende e saktë, por dyshohet se janë marrë rreth 40 mijë Euro. Deri më tani mendohet se autori ka vepruar i vetëm, por nuk përjashtohet mundësia të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë.

    Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 5 mijë Eurosh për këdo që jep informacione të vlefshme për arrestimin e autorit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark