Kurti ‘rivendos’ marrëdhëniet me Blinken pasi e quajti naiv: U morëm vesh të rrimë në kontakt tani e tutje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti ‘rivendos’ marrëdhëniet me Blinken pasi e quajti naiv: U morëm vesh të rrimë në kontakt tani e tutje

    Insajderi
    26 June 2023 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në telefon me sekretarin amerikan, Antony Blinken, për herë të parë pasi Blinken kritikoi Kurtin për situatën në Veri dhe ky i fundit e etiketoi atë si “naiv”.

    Kurti e ka falënderuar Blinken për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën.

    Po ashtu është folur edhe për situatën në Veri të Kosovës.

    Kurti ka shkruar në Twitter se kanë rënë dakord që të mbajnë kontakt në vazhdim.

    “Sot në telefon me Antony Blinken që e falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që  ka dhënë vazhdimisht . Diskutuam situatën në veri, rëndësinë e RoL dhe zbatimin e plotë të AGMT-së Themelore. Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt në vazhdim”, ka shkruar Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark