Kurti del me propozim katër pikësh për shtensionimin e situatës Kosovë-Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti del me propozim katër pikësh për shtensionimin e situatës Kosovë-Serbi

    Insajderi
    29 June 2023 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka propozuar nga 4 hapa për Kosovën dhe Serbinë për shtensionimin e situatës në veri me anë të një videomesazhi.

    Video-mesazhi u publikua pak minuta para se në Bruksel të nis një një samiti i BE-së, që zhvillon punimet sot dhe nesër, e në të cilin pritet të vendosen për masat e propozuara nga Komisioni Europian që do të ndërmerren si sanksione ndaj Kosovës dhe Serbisë për gjendjen e zhvilluar në veri.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, thotë se e ka njoftuar Borrellin se çfarë është e gatshme të bëjë Kosova për gjendjen në veri dhe çfarë pret nga Serbia. Ai thotë se Kosova është e gatshme të të kontribuojë në de-eskalim.

    Kurti ka thënë se nga Serbia pret të tërhiqen protestuesit e dhunshëm, ndërsa Republika e Kosovës të bëjë reduktimin e forcave policore pranë objekteve komunale.

    “De-eskalimi i situatës dhe normalizimi i marrëdhënieve është i realizueshëm, keni gatishmërinë dhe vullnetin tim” shkruan Kurti raporton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark