Shqipëri - Mamaja shkohet kur mëson se 17-vjeçarja shoqërohet me një burrë të martuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Shqipëri – Mamaja shkohet kur mëson se 17-vjeçarja shoqërohet me një burrë të martuar

    Insajderi
    02 July 2023 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua kontaktoi dedektiven Shkënda Lili për të zbuluar rutinën e vajzës së saj 17-vjeçare gjatë daljeve të shpeshta dhe e vërteta që mësoi në fund e shokoi.

    Zonja tregoi për “1 herë mat”, se vajza e saj është bërë agresive, nuk komunikon me prindërit dhe del shpesh nga shtëpia.

    Ajo tha se adoleshentja shoqërohet me një vajzë që i dukej e dyshimtë. “Vajzës i kemi plotësuar çdo dëshirë”, u shpreh gruaja, ndërsa shtoi se kontaktoi dedektiven pasi ajo dhe burri janë në zënë me punën në biznes.

    Pasi u njohën me objektivin, grupi i hetimit nisi investigimin në terren.

    Dita ditës, hetuesin kapën momente të vajzës që konsumon duhan dhe alkool, nën shoqërinë e miqve të saj, veçanërisht shoqes që përmendi dhe mamaja e saj.

    Ndërsa në fundjavë, vajza i kërkoi leje të ëmës për të shkuar në ditëlindjen e shoqes. 17-vjeçarja u pa të shoqërohej me një zotëri dhe të shkonte në festë me makinën e tij.

    Teksa pa fotografitë, zonja zbuloi se djali me të cilin shoqërohej vajza e saj, është një burrë i martuar që jeton në lagjen pranë shtëpisë së tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark