
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka thënë se në takimin me kryeministrin Albin Kurti, shprehën brengat për tensionet në veri.
Rutte rikujtoi se Holanda dhe Luksemburgu ishin ndër shtetet e para që njohën pavarësinë e Kosovës.
“Holanda dhe Luksemburgu ishin ndër të parat shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Përfshirja jonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor është me afërt se kurrë. Kështu tentojmë të forcojmë dhe zgjerojmë këtë angazhim në nivel bilateral dhe evropian.” – tha ai në një konferencë për media pas pëfundimit të takimit.
Mes tjerash, Rutte shtoi se stabiliteti në rajon është shumë i rëndësishëm dhe se situata në veri duhet të deeskalohet.
“Konsideroj se agresioni i Rusisë e ka bërë këtë edhe më të rëndësishme se kurrë më parë. Stabiliteti regjional është proces tejet i rëndëisshëm, sot i shprehëm brengat tona për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Holanda dhe Luksemburgu tentojnë të deeskalojnë situtatën dhe të normalizohen raportet mes dy shtetete. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen ën rajon, por drejt integrimit, mbrojtja, liria e sundimit të ligjit.” – u shpreh ai.