Çitaku kritikon Osmanin: Heshtja nuk është gjithmonë flori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Çitaku kritikon Osmanin: Heshtja nuk është gjithmonë flori

    Insajderi
    05 July 2023 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

    Çiatku përmes një postimi në rrjetin e saj në Facebook ka thënë se heshtja nuk është gjithmonë flori/

    “Në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim.”, ka shkruar Çitaku.

    Tutje ajo pyeti presidenten Osmani për qëndrimin e saj për situatën në të cilën ndodhet Kosova.

    “Presidente, cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të cilën jemi? A mendoni njejtë si Kurti apo nuk pajtoheni me të?”, pyeti ajo.

    Mes tjerash, Çitaku tha se tërë karrierën politike Osmani e ka ndërtuar në antagonizma.

    “Tërë karrierën politike e keni ndërtuar në antagonizma. Por, atëherë ka qenë populiste me e kundërshtu Thaçin, Mustafën…”, tha nënkryetarja e PDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark