Takohen komandanti i KFOR-it dhe ai i FSK-së, flasin për bashkëpunim dhe disa operacione të mbrojtjes civile - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Takohen komandanti i KFOR-it dhe ai i FSK-së, flasin për bashkëpunim dhe disa operacione të mbrojtjes civile

    Insajderi
    10 July 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia është takuar me komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin.

    Ristuccia dhe Jashari kanë biseduar për bashkëpunimin dhe “ndihmën e KFOR-it për FSK-në” në disa operacione, siç njoftoi në Twitter misioni paqeruajtës i NATO-s.

    “Ata diskutuan bashkëpunimin e tyre dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese (EOD), kërkim-shpëtimi (SAR) dhe reagimi ndaj materialeve të rrezikshme (HAZMAT)”, thuhet në njoftim.

    Postimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark