Osmani në diplomimin e kadetëve të Policisë: Emblema që mbani përfaqëson shpresat e qytetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Osmani në diplomimin e kadetëve të Policisë: Emblema që mbani përfaqëson shpresat e qytetarëve

    Insajderi
    14 July 2023 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës.

    Osmani në fjalën e saj iu drejtua policëve të rinj duke thënë se emblema që mbajnë, përfaqëson shpresat dhe aspiratat e qytetarëve të vendit

    “Në këto momente, kur ju do të bëni betimin e shenjt, për të realizuar detyrat e përcaktuara me kushtetutën e Kosovës, dhe do t’i bashkoheni kolegëve tuaj për të realizuar me vendosmëri, përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në tërë territorin e Kosovës”, tha Osmani, njofton.

    Mes tjerash, Osmani tha se është e lumtur që në mesin e 419 policëve të rinjë, në mesin e tyre janë 85 policë nga radhët e komunitetit joshumicë dhe 47 vajza e gra.

    “Jam e lumtur që në mesin e 419 policëve të rinj, kemi 85 policë nga radhët e komunitetit joshumicë dhe 47 vajza e gra që rikonfirmon tashmë besimin e madh të qytetarëve tanë edhe nga radhët e komuniteteve në policinë tonë dhe vendosmërinë e grave dhe vajzave tona, për të shërbyer e kontribuar në misionin e sigurisë e lirisë”.

    “Të gjithë se bashku, të shprehim edhe një herë falënderimin me policët dhe policet tona që po shërbejnë në veriun e vendit tonë për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të Kosovës”, u shpreh Osmani.  


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark