
Zyrtari i lartë i LVV-së, Boiken Abazi, ka komentuar përplasjen e djeshme në Kuvendin e Kosovës.
Abazi e ka cilësuar si të orkestruar sulmin fizik që ndodhi dje.
“Sulmi fizik në Kuvend ishte i orkestruar, duket qartë edhe Kamishi qe vjen nga mbrapa linjës së dytë ose të tretë për të goditur me grusht, edhe pse nuk po i rrezikohej asnjë prej kolegëve”, shkroi ai në rrjetin e tij në Facebook.
Abazi në bëri një akuzë të rëndë ndaj deputetëve të PDK-së, të cilët ishin pjesë e përleshjes fizike.
Ai tha se Bekim Haxhiu-Kamishi dhe kolegët e tij të PDK-së e shfaqën dëshirën e madhe për të lënduar fizikisht “si kriminelë ordinerë”.
“Ndërsa Kamishin me kolegët e tij sot e pashë duke shfaqur dëshirën e madhe për të lënduar fizikisht, në mungesë të argumenteve dhe legjitimitetit… si kriminelë ordinerë, por nuk trembin më askënd”, përfundoi ai.