Aliu: Mbi 70% e autostradës së Gjilanit është ndërtuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Aliu: Mbi 70% e autostradës së Gjilanit është ndërtuar

    Insajderi
    14 July 2023 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se kanë përfunduar mbi 70 për qind e punimeve për ndërtimin e autostradës së Gjilanit.

    Aliu tha se punimet po zhvillohen maksimalisht për finalizimin e këtij projekti.

    “Të dashur qytetarë, tani kanë përfunduar përmbi 70% të punimeve për Ndërtimin e Autostradës së Gjilanit. Paralelisht, po zhvillohen punime në të 8 (LOT-et) e kontratave ekzistuese, ku po punohet maksimalisht për Finalizimin e Autostradës”, ka shkruar Aliu në rrjetin e tij në Facebook.

    Ai tha se kjo autostradë shumë shpejt do të bëhet realitet për të gjithë qytetarët e vendit e të rajonit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark