Kosova blen dronë Bayraktar, por a mund t'i përdor ata? Reagon KFOR-i - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kosova blen dronë Bayraktar, por a mund t’i përdor ata? Reagon KFOR-i

    Insajderi
    17 July 2023 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka reaguar pasi autoritetet kosovare deklaruan se kanë blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Türkiye.

    Lidhur me përdorimin e të gjitha kategorive të dronëve dhe kufizimeve përkatëse, duke përfshirë Bayraktar TB-2, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, KFOR-i tha se “Komandanti i Forcave të Kosovës (KFOR) ka autoritetin parësor për hapësirën ajrore mbi Kosovë”.

    KFOR ka theksuar se hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për të fluturuar mbi Kosovë nga një vend në tjetrin për fluturime komerciale, derisa hapësira e poshtme ajrore “mund të përdoret për nevoja specifike, rast pas rasti dhe sipas autorizimit paraprak nga komandanti i KFOR-it”.

    Presim që institucionet në Kosovë të sigurojnë koordinim dhe të respektojnë procedurat ekzistuese”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

    Tutje, KFOR-i ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) sipas mandatit të tyre fillestar, duke përfshirë operacionet e mbrojtjes civile, siç janë shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese, kërkimi dhe shpëtimi, si dhe reagimi ndaj derdhjeve të materialeve të rrezikshme.

    KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e përmendur të OKB-së”, thuhet në reagim.

    Dje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Türkiye dhe po ashtu njoftoi se edhe oficerë të FSK-së kanë kryer trajnim për përdorimin e dronëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark