Temperatura të larta në vend, rekomandimi i IHK-së për personat me sëmundje kronike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Temperatura të larta në vend, rekomandimi i IHK-së për personat me sëmundje kronike

    Insajderi
    18 July 2023 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe sot do të mbajë mot me diell, ndërkaq temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

    IHK thekson se shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara.

    Sipas Institutit, në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijojë mundësi që temperaturat të arrijnë edhe deri në 40 gradë Celsius.

    Gjatë kësaj periudhe kohore të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

    IHK thekson se meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga  rrezet e diellit, nga ora 10:00-17:00, sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etj.

    Po ashtu rekomandohet të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, kremra adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pimë ujë sa më shpesh, të konsumojmë pemë e perime dhe ushqim me sa më pak yndyrë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark