
Asamblisti Pëllumb Bajqinovci i Lidhjes Demokratike të Kosovës është zgjedhur kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës, në mbledhjen e jashtëzakonshme që u mbajt të premten.
Në votim kanë marrë pjesë 26 asamblistë, të cilët kanë votuar për Bajqinovcin.
Në fjalën e tij kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci, tha se ky është fjalimi më i rëndësishëm i tij. Bajqinoci premtoi se do të punojë me të gjithë.
Pushteti në Prishtinë, LDK-PDK, kanë zgjedhur kryesuesin e ri, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës javë më parë, vendim ky që është hedhur poshtë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Sipas opozitës në kryeqytet, Kupina vazhdon të jetë kryesues dhe se pushteti po vepron kundërligjshëm.