Haxhiu viziton 11-vjeçaren që dyshohet se u dhunua vitin e kaluar në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu viziton 11-vjeçaren që dyshohet se u dhunua vitin e kaluar në Prishtinë

    Insajderi
    24 July 2023 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar të hënën 11-vjeçaren e cila ishte dhunuar vitin e kaluar nga pesë persona në Prishtinë, e cila aktualisht gjendet në strehimoren e sigurisë së lartë.

    Këtë vizitë Haxhiu e ka zhvilluar si koordinatore nacionale kundër dhunës, për ta parë nga afër rastin, kanë bërë të ditur nga Ministria e Drejtësisë.

    Në gusht të vitit të kaluar është raportuar që 11-vjeçarja është dhunuar në dy raste të ndryshme. Ajo ka qenë viktimë e dhunimit nga pesë persona në muajin gusht, e më pas është bërë e ditur që viktima është dhunuar dhe trafikuar edhe gjatë muajit qershor, për çka janë arrestuar gjashtë persona të tjerë.

    Muajin e kaluar Rrjeti i Grave të Kosovës ka njoftuar se viktima është dhunuar përsëri në strehimoren e sigurisë së lartë nga një vajzë e mitur.

    Ky rrjet e ka akuzuar institucionin për dështim dhe neglizhencë, për çka nga Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar shkarkim të stafit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark