Inspektorati i Punës gjobitë RTK-në me 1500 euro për veprime të paligjshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati i Punës gjobitë RTK-në me 1500 euro për veprime të paligjshme

    Insajderi
    24 July 2023 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për shkak të procedurave te paligjshme të cilat tani më janë bërë përditshmëri nga drejtuesit e RTK-së, Inspektorati i Punës ka gjobitur RTK-në në vlerë prej 1500 euro.

    Të bashkangjitur gjeni vendimin e Inspektoratit.

    Në reagimin e Sindikatës së Pavarur të RTK-së thuhet se është jashtëzakonisht e shqetësuar nga këto veprime të drejtuesve të RTK-së të cilat po e çojnë Transmetuesin Publik drejt kolapsit financiar.

    “Të punësuarit e RTK-së po përballen me kushte të tmerrshme të punës, prej mungesës në këto temperatura ekstremisht të larta të klimatizimit, e deri te mungesa e karrigeve. Derisa drejtuesit e RTK-së ankohen se këto nevoja elementare të punës nuk po mund t’i plotësojnë për shkak të mungesës së buxhetit, gjobat për shkak të veprimeve të paligjshme të tyre janë bëre pothuajse përditshmëri në RTK”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark