Daçiq thotë se Kosovën e kanë çnjohur 28 shtete - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Daçiq thotë se Kosovën e kanë çnjohur 28 shtete

    Insajderi
    24 July 2023 - 23:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka lëshuar një pretendim të madh në publik e që lidhet me shtetin e Kosovës.

    Sipas tij, pavarësinë e Kosovës e kanë çnjohur 28 shtete.

    “Fushata për heqjen e njohjeve pikërisht nisi nga ana e Surinamit. Ju kujtoj që kjo është ajo nota që e kemi marrë më 27 tetor 2017, dhe nga atëherë edhe 27 shtete, pra pas Surinamit, kanë tërhequr njohjen. Prandaj për këtë ne e kemi borxh një falënderim të pamatshëm për Surinamin”,tha Ivica Daçiq, ministër i punëve të jashtme të Serbisë të hënën pas takimit që e kishte me homologun nga Surinami, Albert Ramdin. https://www.youtube.com/embed/IN8zUfQVYIg


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark