Për dy ditë mbi 450 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Për dy ditë mbi 450 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin

    Insajderi
    25 July 2023 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend”, me një rritje të interesimit të bashkatdhetarëve për të vizituar dhe njohur institucionin më të lartë ligjvënës dhe përfaqësues të Republikës së Kosovës.

    Në ditën e dytë të dyerve të hapura, rreth 280 bashkatdhetarë qëndruan për vizitë në Kuvend, duke takuar dhe bashkëbiseduar me deputetë, si dhe duke u njohur nga afër më punën dhe veprimtarinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës bëjnë të ditur se gjithsej në dy ditët e aktivitetit, ky institucion ligjvënës u vizitua nga mbi 450 bashkatdhetarë, me banim në shtete të ndryshme të botës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark