Haradinaj: Integriteti dhe sovraniteti i shtetit për Enver Zymerin ishin përtej jetës së tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Haradinaj: Integriteti dhe sovraniteti i shtetit për Enver Zymerin ishin përtej jetës së tij

    Insajderi
    26 July 2023 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e Kosovës, Enver Zymerin në 11-vjetorin e rënies.

    Hardinaj ka thënë se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, për Enver Zymerin ishin përtej jetës së tij.

    “11 vjet nga rënia heroike e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymeri. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e rendit dhe ligjit, për Enverin ishin përtej jetës së tij. Sakrifica e tij në shërbim të vendit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues, do mbetet frymëzim ndër breza”, ka thënë Haradinaj.

    “Në ditën memoriale e punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës, nderojmë kontributin e të gjithë policëve që kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, është shprehur Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark