Haradinaj: Qeveria Kurti e ka sjellë Kosovën në një situatë të rrezikshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Haradinaj: Qeveria Kurti e ka sjellë Kosovën në një situatë të rrezikshme

    Insajderi
    31 July 2023 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se Kosova është në një gjendje të rrezikshme, për shkak të mënyrës së qeverisjes së Qeverisë aktuale.

    Këto komente ai i bëri në fillim të takimit me përfaqësues nga ekonomia, me bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend.

    Ai shtoi se dëmi që po i shkaktohet vendit është i madh, prandaj edhe kanë propozuar mocion mosbesimi.

    Për këtë ai edhe një herë ka bërë thirre që propozimi i tyre të ketë mbështetje.

    “Ne të gjithë e dimë që situata politike është e vështirë. Kosova është në një krizë të rrezikshme. Mënyra e qeverisjen po e dëmton substancën kush jemi ne”.

    “Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën, e ka sjell në një situatë të rrezikshme. Ne i kemi propozuar Parlamentit një opsion për me ndryshuar gjendjen, çdo mekanizëm i ka instrumentet e veta”.

    “Mocioni i mosbesimit, para se populli me reaguar kundër diçka të rrezikshme duhet te reagojnë përfaqësuesit e popullit”.

    “Rreziku na detyron me shkuar në mocion mosbesimi. Besojmë shumë që në një moment të caktuar, mocioni i mosbesimit kryen punë”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark