Stuhia Doksuri, dy të vdekur në Pekin nga përmbytjet e mëdha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Stuhia Doksuri, dy të vdekur në Pekin nga përmbytjet e mëdha

    Insajderi
    31 July 2023 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën dy persona kanë vdekur në Pekin pasi Kina është goditur nga një prej stuhive më të forta që ka goditur vendin ndër vite.

    Stuhia Doksuri ka shkaktuar përmbytje të gjera dhe ka çuar në kaos në të gjithë Kinën veriore.

    Në kryeqytet, të paktën 31,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa stacionet e metrosë janë mbyllur.

    Stuhia që ishte një tajfun tani është duke u dobësuar, zyrtarët u kanë kërkuar njerëzve të qëndrojnë brenda.

    Një alarm i kuq është lëshuar në qytet dhe punëdhënësit janë urdhëruar të lejojnë njerëzit të punojnë nga shtëpi.

    Reshjet e shiut në Pekin dhe qytete të tjera në Kinën veriore kanë arritur tashmë nivele të larta të rrezikshme, ndërkohë që shirat priten të vazhdojnë edhe për të paktën 24 orë të tjera, shkruan BBC


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark