Aksident në Suharekë - Dalin pamjet e veturave të rrokullisura - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Aksident në Suharekë – Dalin pamjet e veturave të rrokullisura

    Insajderi
    31 July 2023 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident ka ndodhur në Suharekë, saktësisht në rrugën Vraniq-Bukosh, ky dy persona kanë mbetur të lënduar.

    Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

    Ai ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore e tjetra me ato të huaja.

    Të dy të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

    ”Aksidenti ka ndodhur në ora 18:55 në rrugën Vraniq-Bukosh. Në këtë aksident janë të përfshira dy  automjete, njëra me targa vendore tjetra me targa të huaj. Kemi të lënduar dy të lëdnuar, pas trajtimit mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Suharekë, njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.  Me këtë rast është duke u marrë njësiti rajonal që po merret me hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Gashi.

    Për këtë aksident, portal  local Theranda Post ka publikuar fotografi të aksidentit. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark