Haradinaj përkujton heroinën e kombit, Aze Brahimaj në 25-vjetorin e përjetësimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

     Haradinaj përkujton heroinën e kombit, Aze Brahimaj në 25-vjetorin e përjetësimit

    Insajderi
    03 August 2023 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroinën Aze Brahimaj në 25-vjetorin e përjetësimit.

    Ai po ashtu ka kujtuar edhe tre të tjerë të rënë me 3 gusht 1998.

    “Në 25 – vjetorin e rënies, nderojmë heroizmin e nënës Aze, e gjithashtu sakrificën e nënës së saj Zize Syla dhe të rënëve të tjerë të 3 gushtit 1998, Idriz Gucati, Sejdi e Arif Kasumaj. Një nënë luftëtare si ajo, është unike në historinë tonë të re dhe sot kur e kujtojmë me pietet, duhet të vëmë në pah se lavdia e UÇK-së nuk do ta kishte përmasën që e ka pa nënat tona të papërkulura. Trimëria, guximi dhe vendosmëria e saj deri në vetëmohim, e bën të veçantë dhe të paharruar në kujtimin e brezave”, ka thënë Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark