
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin për zyrtarët publik.
Tahiri ka thënë se sikur Kosova të ishte anëtare e BE-së, kjo qeveri do të ishte lidere evropiane në shkeljet e kushtetutshmërisë, rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave të njeriut.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese se Ligji për Zyrtarët Publik është antikushtetues, është një epilog logjik dhe demokratik kundër qasjes së këtij establishmenti që përmes logjikës së numrave dhe dominimit, po synon thyerjen e kurrizit të administratës publike dhe rrënimin e karrierës profesionale në shtet. Po të ishim pjesë e Këshillit të Evropës, kjo qeveri do të ishte lidere evropiane në shkeljet e kushtetutshmërisë, rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave të njeriut”, ka thënë Tahiri.