Detaje nga krimi në Klinë: Zbulohet lidhja familjare e viktimës me dorasin, të dy jetonin në diasporë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Detaje nga krimi në Klinë: Zbulohet lidhja familjare e viktimës me dorasin, të dy jetonin në diasporë

    Insajderi
    07 August 2023 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Klinës. Në lokalin “Coyote”, një person u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë vdiq.

    Anton Prela po dyshohet se u vra nga Tush Frrokaj, i cili tashmë po kërkohet nga Policia.

    Prela nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe vdekja e tij është konstatuar nga mjekët në spitalin e Pejës.

    Mediet raportojnë se i dyshuari dhe viktima janë mërgimtarë.

    Në drejtim të të ndjerit janë shkrepur 7 plumba.

    Sipas burimeve të Sinjalit i dyshuari dhe viktima kishin lidhje miqësie mes vete.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark