Avokatja Mulhaxha konfirmon se pushojnë hetimet për Naser Malishevën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokatja Mulhaxha konfirmon se pushojnë hetimet për Naser Malishevën

    Insajderi
    08 August 2023 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka marr vendim që të pushojnë hetimet në lidhje me mësuesin nga Malisheva, Naser Malisheva i cili po hetohet për veprën penale “Sulm seksual”.

    Ai ishte në arrest shtëpiak nga data 01.06.2018 deri me 16.04.2023.

    Lajmin për pushimin e hetimeve e ka konfirmuar për Insajderin, avokatja Aurora Mulhaxha.

    “Po mund te iu konfirmoj se kanë pushuar hetimet ndaj klientit tim”, tha ajo.

    Rasti kishte në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Kajtaz Ramadani’ në fshatin Kijevë të Malishevës, ku punëtori teknik, Naser Malisheva, dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse 14-vjeçare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark