Tjetër tragjedi në ujërat e Italisë: Mbyten 41 emigrantë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tjetër tragjedi në ujërat e Italisë: Mbyten 41 emigrantë

    Insajderi
    09 August 2023 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 41 emigrantë dyshohet të jenë mbytur pasi varka me të cilën lundronin, u përmbys dhe u fundos në Kanalin e Siçilisë.

    Sipas asaj që raporton agjencia italiane e lajmeve, ANSA, varka ishte nisur nga Sfax në Tunizi. Tragjedia mësohet se u tregua nga 4 të mbijetuar, 3 burra dhe 1 grua, që u shpëtuan nga autoritetet italiane mëngjesin e kësaj të mërkure dhe u transportuan në Lampedusa.

    Të mbijetuarit treguan për rojen bregdetare italiane se ishin nisur në varkë ndodheshin 45 persona, mes të cilëve 3 fëmijë. Rreth 6 orë pasi ishin nisur, mjeti lundrues rreth 7 metra i gjatë u përmbys për shkak të një dallge të madhe.

    Sipas të mbijetuarve, të gjithë emigrantët që ndodheshin në të përfunduan në det. Vetëm 15 prej tyre kishin jelek shpëtimi, por u mbytën gjithsesi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark