Një të riut në Prishtinë ia vjedhin zinxhirin e arit duke ia hequr nga qafa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një të riut në Prishtinë ia vjedhin zinxhirin e arit duke ia hequr nga qafa

    Insajderi
    10 August 2023 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka marrë lëndime pasi siç ka raportuar, tre persona të panjohur ia kanë hequr zinxhirin e arit nga qafa.

    Viktima i cili ka marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare ka njoftuar se rasti ka ndodhur derisa po dilte nga një lokal në kryeqytet.

    “Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime përderisa sa pasi ka dalë nga një lokal- tre persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur (nga qafa) një zinxhir ari me vlerë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark