Bie nga funksioni blloku B2 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie nga funksioni blloku B2

    Insajderi
    10 August 2023 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjesin e sotëm ka rënë nga funksioni njësia B2 prodhuese për energji elektrike në Kosovë.

    Menjëherë pas rënies, ekipet e eksperteve të Korporatës Energjetike të Kosovës janë duke e sanuar prishjen në mënyrë që të kthehet sa më parë në funksion.

    Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli tha për Insajderin se prishja ka ndodhur për shkak të rrjedhjes në kalldajë dhe si pasojë është ndalur për riparim.

    Njësia B2 për shkak te rrjedhjes në kaldaje është ndal për riparim. Ekipet e eksperteve të KEK janë duke e sajuar dhe pritet te kthehet në sistem nesër” tha ai.

    Nga kjo prishje nuk do të ketë reduktime pasi që Bucolli bëri të ditur sasinë që e prodhon kjo njësi është duke u siguruar nga importi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark