Abdixhiku: Qeveria s’ka përmbyllur dot një rrugë të vetme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Abdixhiku: Qeveria s’ka përmbyllur dot një rrugë të vetme

    Insajderi
    14 August 2023 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar për projektin e promovuar nga Qeveria të rrugës Prizren-Tetovë.

    Abdixhiku shkroi në Facebook se Qeveria nuk e ka përmbyllur anjë rrugë të vetme, ndërsa po e përmbyllin vitin e tretë në qeverisje.

    “Sot, në vitin e tretë të mandatit, flasin për tunele, Prizren – Tetovë, 200 milionë. Muhabetet s’kushtojnë. Ato megjithatë na shpërfaqen të njëjta sikurse para tre viteve. Njëjtë me të njëjtat premtime dalin dhe sot”, shkroi ai.

    “Të zënë me organizimin e protestave për mbështetje ndaj vetes – merreni me mend – të fiksuar me diskutime ndaj të shkuarës, të angazhuar në ndarje, sharje e përçarje – pra në thatësi politike – kjo Qeveri nuk ka mundur të bëjnë as edhe një hap të vetëm në zhvillimin infrastrukturor të Kosovës”, shtoi ai.

    Në programin e ‘Rrugës së Re’, Abdixhiku shkruan se “të gjitha projektet kapitale për qytetet e mëdha në vend do të përfundojnë brenda 30 muajve”.

    “Aq kohë duhet. Aq kohë do të marrin. Aq kohë do të kenë. Dhe, natyrisht, jo me çmime absurde 12-13 milionëshe për kilometër, edhe më pak me aneks marrëveshje që falnin nga 54 milionë, por me kujdes ndaj parasë publike e pa ngarkesë buxhetore që paralizojnë sektorë të tjerë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark