Ish-kreu i AKI-së, Ramadani: Kërcënuesit e paqes në Ballkan do të ndëshkohen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Ish-kreu i AKI-së, Ramadani: Kërcënuesit e paqes në Ballkan do të ndëshkohen

    Insajderi
    14 August 2023 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka deklaruar se kërcënuesit e paqes në Ballkanin Perëndimor do të ndëshkohen.

    Sipas tij, Aleksandar Vulin, drejtori i Agjencisë serbe të Zbulimit – BIA – duhet të shkarkohet.

    “Rrezikuesit e Ballkanit do të ndëshkohen një nga një! Vulin të shkarkohet! Kur Aleksandar Vulin mori rrugën për në Moskë, u shoqërua nga Millorad Dodik i Bonjë e Hercegovinës dhe nga Ivan Stoilkoviq i Maqedonisë së Veriut. Pra, mesazhi ishte drejt rrezikimit të Ballkanit si rajon. Ivica Daciq, ministri i Jashtëm i Serbisë, ishte po ashtu aty”, shkroi ai në Facebook.

    “Si shef i Shërbimit Inteligjent të Serbisë, Aleksandar Vulin dëshmoi edhe njëherë jo vetëm orientimin pro-rus, por edhe synimin dhe punën e tij të vazhdueshme për të rrezikuar rajonin. Më 25 maj 2023 u mbajt Konferenca e Sigurisë në Moskë, ndërsa më 11 korrik 2023 Vulin u fut në Listën e Zezë të SHBA-së”.

    “Ai sot edhe më tutje nuk është shkarkuar nga detyra, megjithëse nuk ka zgjidhje tjetër përpos shkarkimit! Porse, mesazhi është i qartë: Rrezikuesit e sigurisë në Ballkan do të ndëshkohen një nga një!”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark