Në Aeroportin e Prishtinës mbrëmjen e së martës, është ndaluar një shtetas i Iranit.
I njëjti, gjatë kontrollit të dokumenteve ka prezantuar pasaportën e Uruguait e që doli të ishte në emër të një personi tjetër.
Kjo është bërë e ditur nga departamenti i policisë kufitare.
I dyshuari i është dorëzuar njësisë së migrimit për procedura të mëtejme.