Shifra befasuese, kaq mijë vetura të mërgimtarëve kanë ardhur në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Shifra befasuese, kaq mijë vetura të mërgimtarëve kanë ardhur në Kosovë

    Insajderi
    16 August 2023 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përderisa fluksi i mërgimtarëve vazhdon të jetë aktiv në Kosovë, pandemia ka ndikuar që numri i ardhjeve nga diaspora në vendlindje të rritet.

    Këtë e ka konfirmuar në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku. Përgjatë bisedës në studio ai ka konfirmuar se shifrat e hyrjeve duke u bazuar në vetura, vetëm gjatë muajit korrik, ka një rritje të dukshme.

    “Korrikun nëse ne e kemi pritur që vijnë rreth 100 mijë vetura, kësaj radhe kanë ardhur 188 mijë. Nëse i marrim targat vendore që janë 490 mijë në Kosovë, edhe rreth 250 mijë që iu shtohet këta dy muaj e gjysmë normalisht ështrë numër i madh dhe s’është trafiku i njëjtë sikur viteve të kaluara”, ka thënë drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark