
Vrasja e një 36-vjeçari afrikano-amerikan nga një oficere policie ka shkaktuar tronditje në SHBA.
36-vjeçari sulmoi oficeren e policisë duke mbajtur një send në dorë, e cila pas të shtënave tragjike, rezultoi se ishte një stilolaps.
Ngjarja ka ndodhur, siç shihet në video, përballë një fëmije.
Gjithçka ndodhi më 5 gusht kur policia mori një telefonatë për një incident të dhunës në familje ku përfshihej 36-vjeçari Brandon Cole.
Sipas telefonatës së një fqinji, 36-vjeçari kishte hedhur gruan nga karrigia me rrota dhe po ndiqte djalin e tij adoleshent.
Siç shihet edhe në video, njëri nga dy policët i ka kërkuar 36-vjeçarit për t’i dorëzuar gjithçka kishte bashkë me gruan e tij e cila ishte në trotuar duke u thënë dy efektivëve “mos e kërcënoni burrin tim me armë”.
Graphic ‼️
Denver officer fatally shoots man, Brandon Cole, feared to have knife as young child stands right behind him.
The “knife” later turned out to be a black marker. pic.twitter.com/HpRscEj1nS— News Alphas (@NewsAlphas) August 15, 2023
Pavarësisht apeleve të policisë, 36-vjeçari jo vetëm që nuk u dorëzua, por në një moment bëri një lëvizje agresive ndaj polices, e cila e qëlloi dy herë.
Dosja i është përcjellë prokurorisë vendore, e cila do të vendosë nëse do të ngrihet padi ndaj punonjëses së policisë.