
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarit E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar narkotikeve substancave psikotrope apo analoge“ nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.9 të KPRK-së.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari E.A., prej datës të pacaktuar e deri me date 15.08.2023 në fshatin Vajnikë – komuna e Skenderajt, në shtëpi dhe objektet përcjellëse, me qëllim shitje apo shpërndarje, pa autorizim ka poseduar substance narkotike të llojit marihuanë, me peshë të tërësishme prej 59 kilogramë e 973 gramë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.