Gratë myslimane u penguan të laheshin me burkini në një plazh italian - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gratë myslimane u penguan të laheshin me burkini në një plazh italian

    Insajderi
    17 August 2023 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup grash myslimane u penguan të laheshin me rroba burkini në një plazh të Triestes të dielën.

    Gratë kishin hyrë në seksionin vetëm për gratë në plazhin Lido Pedicin, i vetmi plazh i veçuar në Evropë, me një mur që ndan burrat nga gratë dhe fëmijët, shkruan ansa.

    “Ata kanë qenë nëpër qytet gjithë ditën me ato rroba dhe nuk është higjienike, unë jam një person i pastër”, tha një grua italiane që kundërshtonte që gratë myslimane të futen në det me rroba.

    Myslimanët kërkuan sqarime nga menaxhmenti i plazhit, por iu tha se nuk kishte asnjë rregullore për këtë çështje.

    Së shpejti ato pritet të provojnë sërish në një plazh tjetër në qytetin verilindor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark