Ish-ambasadori britanik: Serbët do të kenë autonomi në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ambasadori britanik: Serbët do të kenë autonomi në Kosovë

    Insajderi
    17 August 2023 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Minoriteti serb do të fitojë autonomi dhe kjo do të jetë pjesë e kompromiseve të dhimbshme që do të duhet të bëjë lidershipi i Kosovës. Por do të jetë e dhimbshme nga të dyja palët, thotë ish-diplomati britanik Sir Ivor Roberts, ish-ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Jugosllavi, Irlandë dhe Itali. 

    Për Roberts, nuk ka dyshime se “pakica serbe do të ketë autonomi”, por jo me të drejtë për t’u shkëputur.

    “Pakica serbe do të ketë autonomi. Kjo është pjesë e kompromiseve të dhimbshme që lidershipi i Kosovës do të duhet të bëjë. Por do të jetë e dhimbshme nga të dyja anët. Pakica serbe, nga ana e saj, duhet të pranojë se autonomia i referohet kulturës, ekonomisë dhe vetëqeverisjes lokale, dhe jo të drejtës për t’u shkëputur – kjo është një pilulë e hidhur që pala serbe duhet ta gëlltisë në këmbim. Kjo do të jetë një marrëveshje e vështirë për t’u finalizuar, por të gjithë duhet të mendojnë për përfitimet afatgjata, jo për dhimbjen afatshkurtër”, tha Roberts në një intervistë për mediumin serb, Demostat.

    Ai thotë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbre “nuk është qëllim në vetvete”.

    “Ajo që është e rëndësishme është që momenti drejt një marrëveshjeje përfundimtare të ruhet dhe për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë të diskutojmë formën e asaj marrëveshjeje”, tha Roberts, duke iu referuar planit franko-gjerman.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark