Aksioni për rezervat në MINT - këto janë lokacionet ku u kryen bastisjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Aksioni për rezervat në MINT – këto janë lokacionet ku u kryen bastisjet

    Insajderi
    18 August 2023 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka realizuar bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë.

    Bastisja është bërë për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

    Sipas raportimeve basitsja është bërë në tri lokacione të ndryshme, në Ministrinë e Tregtisë, në banesën e Ridvan Muharremit dhe në lokalin e tij “Bukë e zemër”.

    “Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L”, njofton Prokuroria Speciale


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark