Vërshime në Augsburg të Gjermanisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vërshime në Augsburg të Gjermanisë

    Insajderi
    27 August 2023 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjesa jugore e Gjermanisë të shtunën është përballur me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme.

    Shkaku i shiut të madh janë përmbytur disa rrugë dhe janë dëmtuar disa shtëpi.

    Autoritetet gjermane kanë njoftuar se një pjesë e qytetit të Augsburgut është përballur me vërshime ndërkaq nga erërat e fuqishme është dëmtuar çatia e shtëpisë së pensionistëve.

    Ndërkaq në qytetin Kissing, erërat e fuqishme kanë shkatërruar një tendë të madhe të birrës, duke lënduar disa persona që kanë bërë përpjekje ta mbanin në këmbë këtë tendë.

    Në Passau një person është lënduar kur rrufeja goditi shtëpinë e tij.

    Gjendje emergjente është shpallur në pjesën jugore të Bavarisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark