Përplasje brenda AAK-së në Deçan, Demaliaj publikon dëshmi kundër nominimit të Ramosajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje brenda AAK-së në Deçan, Demaliaj publikon dëshmi kundër nominimit të Ramosajt

    Insajderi
    31 August 2023 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nominimi i Bashkim Ramosajt si kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit, ka ngjallur pakënaqësi në degën e kësaj partie atje.

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj ka kontestuar procesin e nominimit të kryetarit aktual Bashkim Ramosaj edhe për një mandat.

    Në një reagim në Facebook, Demaliaj ka thënë se në procesin e votimit nga Këshilli i Përgjithshëm kanë marrë pjesë persona që nuk janë anëtarë të AAK-së.

    Demaliaj ka publikuar një fotografi në të cilën shihen dy vëllezërit e Ramosajt teksa votojnë për rinominimin e tij si kandidat të AAK-së për kryetar të Deçanit.

    “Unë dua ta pyes kryetarin vetëm me dy pytje: 1.Pse nuk e nxjerr publikisht listen e anëtarëve të këshillit të përgjithshëm? 2. Sa nga votuesit që votuan në këtë mbledhje janë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Degës së AAK-së duke përfshirë këtu edhe dy vëllëzërit tuaj që votuan në këtë proces?”, ka pyetur Demaliaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark