Talentë të pazakontë, Kali dhe delja e australianes fitojnë rekorde botërore (VIDEO) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Talentë të pazakontë, Kali dhe delja e australianes fitojnë rekorde botërore (VIDEO)

    Insajderi
    03 September 2023 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua australiane ka rrëmbyer dy tituj të rekordeve botërore Guinness duke treguar aftësitë e dy kafshëve të saaj të pazakonta të talentuara: një kalë dhe një deleje.

    Noeline Cassettari tha se ishte frymëzuar për të kërkuar tituj të rekordeve botërore për kalin e saj, Rose, dhe delen e saj, Beanie, pasi mikesha e saj, Megan Reimann fitoi një titull të Rekordeve Botërore Guinness për truket e kryera nga lopa e saj, Ghost, shkruan UPI, transmeton Klankosova.tv.

    Rose fitoi një rekord duke kryer 13 truke në 1 minutë, ndërsa Beanie fitoi versionin e deleve të të njëjtit rekord me 11 truke.

    Truket e Rose përfshijnë qëndrimin, buzëqeshjen, përkuljen, tingëllimin e ziles dhe zgjedhjen e një karte loje nga toka.

    Ndërsa, të bëmat e Beanie përfshijnë fshirjen e këmbëve, ngritjen e këmbëve të përparme, rrotullimin, kalimin nëpër një rreth.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark