Plot 127 mijë euro nuk janë regjistruar në sistemin e e-pasurisë nga Komuna e Podujevës. Raporti i Auditimit ka gjetur se pasurit nën 1000 euro të blera në vitin 2022, nuk janë regjistruar nga zyrtari që merret me menaxhimin e pasurive në këtë komunë, shkruan Insajderi.
Në raportin e ZKA-së ka gjetur parregullësi lidhur me buxhetin e Komunës së Podujevës. Blerjet e vitit 2022 të shpenzuara për pasurit nën 1000 euro nuk janë regjistruar në sistemin e e-pasurisë, kështu duke u grumbulluar një vlerë prej 127 mijë e 209 euro të paregjistruara.
Një gjë e tillë ka ndodhur si rezultat i neglizhencës së zyrtarit që merret me menaxhimin e pasurive si dhe kontrollet e dobëta të menaxhmentit të Komunës, thuhet në raportin e ZKA-së.
Tutje thuhet se i është rekomanduar Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqit që t’i shtojë kontrollet e brendshme që të sigurohet se zyrtari i pasurive do t’i regjistrojë pasurinë nën 1000 euro.
E Komuna e Podujevës është pajtuar me këtë parregullësi të gjetur nga ZKA-ja./Insajderi/